Termi unë jam shpesh i referohet konceptit të Hyjnores ose të Realitetit Përfundimtar, megjithatë kjo frazë shpesh lidhet me idenë e Zotit, të Krijuesit. Unë jam shihet si një identitet i çdo entiteti si qenie Hyjnore dhe një pasqyrim i hyjnores brenda vetes.
Ai përdoret për të gjetur pjesën përfundimtare të lidhjes së njeriut me krijuesin e vetëm të pafund, megjithatë në shumë nga sistemet fetare lidhja me fjalët ‘unë jam’ është ngatërruar me lidhjen me funksionin e egos, që e pengon zgjimin shpirtëror. Domethënia e vërtetë e termit unë jam duhet konsideruar pa fjalët, por vetëm si një ndjenjë vetëdijeje për praninë e krijuesit të vetëm të pafund. Brenda unit të brendshëm, brenda gjithçkaje, që është prania që quhet prania ose vetëdija unë jam.
Në qendër të përvojës suaj është vetëdija se ju jeni, se ju ekzistoni. Kjo vetëdije është e ndarë dhe e veçantë nga trupi dhe truri juaj. Ajo mund të krahasohet me një çip të vogël kompjuteri që vazhdon të programohet nga ajo që përjetoni ju përmes çdo mendimi, fjale dhe vepre tuaj. Funksioni juaj i egos e shkruan kodin dhe ju veproni dhe reagoni në përputhje me atë programim. Çipi pëson riprogramim të vazhdueshëm ndërsa ju shtoni, hiqni dhe ndryshoni mendimet, fjalët, veprimet, qëndrimet dhe besimet tuaja. Për ta vazhduar krahasimin në terminologjinë e kompjuterit, kujtesa aktive ruhet brenda trurit dhe kujtesa e ruajtur brenda qelizave të trupit dhe fushës magnetike që e rrethon trupin. Vetë trupi mund të krahasohet me një bateri alkaline. Kështu, kur ekuilibri i tij i përgjithshëm i pH-it është tepër acid, ai nuk funksionon me kapacitetin e vet ideal.
Çipi juaj i vogël kompjuterik është pjesa juaj personale lidhëse me krijuesin e vetëm të pafund. Domethënë, potencialitet i pastër në soditje të vetvetes.
Për aq sa mund ta dini se jeni, se mund ta vëzhgoni se mendoni, veproni, merrni vendime, vëzhgoni dhe përjetoni me 5 shqisat e më shumë, kjo quhet vetëdije për veten. Është ajo pjesë që është përtej funksionit fizik të trurit. Është copëza juaj e pavdekësisë. Tani është mundësia juaj të filloni ta rrisni sistemin tuaj operativ përmes njohjes dhe nderimit të këtij çipi, duke e shfrytëzuar kështu potencialin e tij nga bajtet te bitët, kilobajtët, megabajtët dhe gigabajtët. Krahasimi i një njeriu me një kompjuter është më i përshtatshëm nga sa mund ta imagjinoni. Në të vërtetë, kompjuterët janë modeluar sipas shembullit njerëzor. Ku është ky çip i vogël që gjoja është në qendër të përvojës njerëzore? Kur njeriu diseksionohet, ku është ky çip i mrekullueshëm? Përgjigja është: a mund ta shihni vetëdijen tuaj? Çipi është forca e Jetës, fryma që është e pranishme në lindje dhe largohet në vdekje.
Kur merrni një fotografi hologramike dhe e prisni në copa, çdo copë e hologramit e projekton ende gjithë fotografinë, por më të vogël në madhësi.
Kjo do të thotë se një copë e vogël hologrami ka potencialin të projektojë gjithë hologramin nga i cili erdhi.
Të gjithë ne jemi një fragment i vogël hologramik i Krijuesit të Vetëm të Pafund.
Ajo që është e pafund nuk mund të jetë e shumëfishtë, sepse shumësia është një koncept i fundëm. Për të pasur pafundësinë, duhet ta identifikosh ose ta përkufizosh atë pafundësi si unitet, përndryshe termi nuk ka asnjë referent apo kuptim. Te një Krijues i Pafund ka vetëm unitet. Ky është një shembull i thjeshtë i unitetit.